Daku mes lotësh pas debutimit: Moment shumë i rëndësishëm për familjen time - NACIONALE

Daku mes lotësh pas debutimit: Moment shumë i rëndësishëm për familjen time

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mirlind Daku është deklaruar shumë i lumtur me debutimin te kombëtarja e Shqipërisë.

Ylli i Rubin Kazanit u inkuadrua në minutën e 58-të, si dhe kishte një rast të mirë por që nuk pasoi siç duhej te goli që mund të ishte i fitores.

Pasi përfundoi ndeshja, mes lotësh Daku deklaroi se ka pasur tepër emocione dhe që është i lumtur me debutimin.

Nuk di, jam pa fjalë. Kur përfundoi ndeshja isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoj me kombëtaren shqiptare, për familjen time që kemi luftuar deri në këtë moment për me pas”.

Për këtë arsye luftojmë, udhëtojmë 12 orë vetëm më e bo krenar popullin tonë që me shumë sakrifica kanë ardhur këtu. Është më shumë se një Kupë Bote kur i sheh gjithë atë popull duke na përkrahur”.

“Rasti? Mendova t’ia pasoj Nedimit, por në atë moment u frikësova se ishte pozitë jashtë loje dhe thashë t’ia jap Mujës por s’deshti Zoti që të shënojmë. Dëshira më e madhe është që të shënojmë, por çfarë të bëjmë. Shpresoj që ndeshjet e ardhshme të jemi më syhapur”.

Lajme të ngjashme