CSGO: BNE-ja në mesin e 8 ekipeve më të mira, pas fitores kundër francezëve
Bad NeWs Eagles kualifikohen në play-in te turneut “BetBOOM Playlist Urbanistic 2023” duke mposhtur ekipin francez “HEETS” me rezultat 2:1 me map.
Kjo ishte fitorja e tretë në fazën grupore për ekipin kosovar që i mjaftoi për të kaluar në rrethin e tetë ekipeve më të mira në këtë turne.
Në mapin e parë Bad News Eagles e nisen mirë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 9-6. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi “HEET” edhe pse arriti të ngushtojë rezultatin prapëseprapë u mposht nga “Shqiponjat” me rezultat të ngushtë 16-14. Për fitoren në mapin e parë më meritori ishte lojtari Rigon “rigoN” Gashi me 27 vrasje dhe me një notë prej 1.23 në bazë të vlerësimit nga “Half Life TV”.
Në mapin e dytë “Shqiponjat” nisën keq pjesën e parë e cila u përmbyll në të mirën e ekipit “HEET” me rezultat 10:5 dhe rezultati përfundimtar HEET 16-10 BNE. MVP në këtë pjesë ishte lojtari francez nga anët e “HEET”, Pierre "Ex3rcice" Bulinge me 26 vrasje dhe vlerësim 1.47 nga “HLTV”.
Në mapin e tretë “Shqiponjat” e filluan shkëlqyeshëm në katin e 51-të në Vertigo, pjesa e parë perfundoi me rezultat 11:4. Në pjesën e dytë ekipi “HEET” nuk arriti të fitonte asnjë rund dhe ndeshja përfundoi me rezultat 16:4.
MVP i kësaj ndeshjeje u zgjodh “rigoN” me 26 vrasje dhe vlerësim 1.76 nga HLTV.
BNE-ja kualifikohen në mesin e tetë më të mirëve të këtij turneu, ndërsa ndeshjen e radhës e ka sot më fillim nga ora 19:00. /Orselina Lazraj/
