Cristiano Ronaldo me një koment e uron Mbappen për transferimin te Reali
Kylian Mbappe është zyrtarizuar dje si futbollist i ri i Real Madridit.
Ylli francez u transferua si agjent i lirë, pasi nuk e ka vazhduar kontratën me PSG.
Pas zyrtarizimit, ish futbollisti i Realit, Cristiano Ronaldo i ka bërë një koment interesant Kylian Mbappes.
“Është radha ime të shikoj! Mezi pres të të shoh të ndezësh Bernabeun! Hala Madrid!”, ka komentuar Ronaldo.
