Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon tjetër het-trik në Arabi - NACIONALE

Cristiano Ronaldo i pandalshëm, shënon tjetër het-trik në Arabi

2 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme – ku ka kompletuar një tjetër het-trik në Arabi.

Ylli portugez realizoi tre gola në pjesën e parë ndaj Abhas, sfidë që Al Nassr po e fiton me rezultat 0:7.

Pas 11 minutave lojë, Ronaldo e la portierin vendas të befasuar duke realizuar nga gjuajta e lirë (11').

Ronaldo vazhdoi me formën e shkëlqyeshme duke dyfishuar epërsinë me një gol të mrekullueshëm nga distanca (21’).

Ndërsa, het-trikun e kompletoi me një parabolë të shkëlqyer duke e lënë në gjumë portierin vendas (44’).

Kësisoj, Ronaldo ikën larg si golashënuesi më i mirë në ligë me 29 gola, kurse numëron edhe 10 asistime.

Lajme të ngjashme