Cristiano Ronaldo "çmend" klubin nga Arabia Saudite, i ofrojnë mbi 2 milionë euro në javë - NACIONALE

Cristiano Ronaldo "çmend" klubin nga Arabia Saudite, i ofrojnë mbi 2 milionë euro në javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme në vlerën e mbi 2 milionë eurove në javë nga një klub i panjohur i Arabisë Saudite.

Pas më pak se një viti kur kreu rikthimin sensacional në "Old Trafford", ylli portugez dëshiron të largohet nga Man United pa i skaduar kontrata.

Një numër i klubeve në Evropë ka shprehur interesim për shërbimet e Ronaldos, përfshirë rivalin Chelsea.

Sidoqoftë, një ofertë tejet joshëse ka arritur nga Arabia Saudite, që duan me patjetër në skuadër pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas "CNN Portugal", klubi i panjohur gjithashtu ka ofruar 30 milionë euro te Man United që ta lirojë sulmuesin.

Ndërsa, sa i përket Ronaldos - ai do të fitojë 250 milionë euro brenda dy viteve, ose që i bie mbi 2 milionë euro në javë.

Sidoqoftë, futbollisti prioritet vazhdon ta ketë qëndrimin në Evropë, pasi vazhdon të dëshirojë të luajë në Ligën e Kampionëve.

37-vjecari beson se ka edhe tre apo katër vite të mbetura në nivelin e lartë dhe nuk dëshiron t'i humbasë me një klub që qëndron jashtë Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Man United synon ta mbajë Ronaldon dhe këtë e bëri me dije trajneri Erik ten Hag, i cili deklaroi se e ka në plane.

"Jemi duke planifikuar sezonin e ri me Cristiano Ronaldon dhe jam duke pritur të bashkëpunoj me të. Kam lexuar, por Cristiano nuk është për shitje, është në planet tona dhe dëshirojmë të kemi sukses së bashku".

"Bisedova me të para se ky problem të vinte, kisha bisedë me të dhe ishte shumë e mirë. Çfarë u bisedua mbetet mes nesh, por mund të konfirmoj se ishte vërtet bisedë e mirë".

Ronaldo edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në skuadër, duke realizuar 24 gola dhe dhuruar tre asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme