Cremonese shkakton befasi, e eliminon Napolin dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë - NACIONALE

Cremonese shkakton befasi, e eliminon Napolin dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Napoli nuk ka vazhduar formën e mirë nga kampionati italian edhe në Kupën e Italisë, pasi është mposhtur nga Cremonesen në 1/8 e finales, me anë të penalltive, pasi fitues nuk kishte gjatë 120 minuta lojë.

Pasi demoloi Juventusin para katër ditësh në Serie A duke e mposhtur thellësisht 5:1 dhe duke rritur edhe më shumë epërsinë në renditjen tabelore, në Kupën e Italisë hasi në vështirësi të madhe.

Sa i përket ndeshjes, kundërshtari, Cremonese, i doli kundërshtar më i vështirë seç prisnin napolitanët, duke parë se po takoheshin vendi i parë dhe i fundit i Serie A-së.

Ishte skuadra që u inkuadrua këtë vit në Serie A, ajo që shënoi e para. Charles Pickel e kaloi Cremonesen në epërsi 1:0 në minutën e 18-të.

Napoli 0 - [1] Cremonese - Charles Pickel 18'

Video Napoli 0 - [1] Cremonese - Charles Pickel 18' was uploaded to Streamin.me on Jan 18, 2023.

Napoli reagoi shpejt me dy gola, për të kthyer gjithçka në të mirë të saj. Fillimisht ishte mbrojtësi Juan Jesus që shënoi për 1:1 në minutën e 33-të.

Napoli [1] - 1 Cremonese - Juan Jesus 34'

Video Napoli [1] - 1 Cremonese - Juan Jesus 34' was uploaded to Streamin.me on Jan 18, 2023.

Tre minuta më vonë shënoi Giovanni Simeone për epërsinë e parë të Napolit në ndeshje.

Napoli [2] - 1 Cremonese - Giovanni Simeone 36'

Video Napoli [2] - 1 Cremonese - Giovanni Simeone 36' was uploaded to Streamin.me on Jan 18, 2023.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit dhe mendohej se Napoli e përfundoi ndeshjen brenda 90 minutave, kështu nuk menduan kundërshtarët, ku me anë të Felix-Afena Gyan barazuan në 2:2, tre minuta para se të përfundonte koha e rregullt, dhe si rrjedhojë ndeshja shkoi në vazhdime.

Napoli 2 - [2] Cremonese - Felix Afena-Gyan 87'

Video Napoli 2 - [2] Cremonese - Felix Afena-Gyan 87' was uploaded to Streamin.me on Jan 18, 2023.

Në vazhdime, Cremonese mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Scernicola mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 100-të.

Edhe pse për 20 minuta skuadrat nuk ishin të barabarta numerikisht, rezultati vijoi të mbetej i njëjtë dhe për të përcaktuar fituesin u nevojitën penalltitë.

Në penallti, Cremonese u tregua më e saktë, për të fituar 5:4 dhe i vetmi që gaboi nga pika e bardhë ishte Lobotka në serinë e katërt për Napolin.

Cremonese do të takohet me Romën në çerekfinale të Kupës së Italisë më 1 shkurt.

Lajme të ngjashme