Conte: Të përfundojmë në top katër është sikur ta fitojmë Premierligën - NACIONALE

Conte: Të përfundojmë në top katër është sikur ta fitojmë Premierligën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Antonio Conte mendon se nëse Tottenham arrin top katërshe, është sikurse ta fitonin një trofe këtë edicion.

"Blutë" morën një fitore të madhe duke mposhtur në shtëpi Nottingham Forestin me rezultat 3:1, për të vazhduar të qëndrojnë në pozitën e katërt.

Pas ndeshjes, Conte tha se vetëm me një mrekulli mund të arrijnë ta mbyllin sezonin në top katërshe.

"Duhet të provojmë të bëjmë më të mirën dhe sigurisht e përsëris nëse përfundojmë në top katër është sikur ta fitojmë Premierligën. Ndodhi sezonin e kaluar dhe fola për mrekulli".

"Vazhdoj ta them se këtë edicion është shumë më vështirë sepse Liverpool është skuadra që garon. Newcastle është garues, por tani janë më ndryshe se në të kaluarën. Kanë investuar shumë para dhe janë një skuadër e fuqishme".

"Shikoni Chelsean dhe pozitën e tyre, por nuk e konsideroj Chelsean jashtë sepse kanë gjasat që të fitojnë 11 ose 12 ndeshje radhazi, sepse janë shumë të fortë. Duhet të mendojmë për veten tonë. Para lojës më pyeten për Liverpoolin dhe ata humbën, por ne duhet të mendojmë vetëm për veten".

Tottenham të shtunën e radhës do ta zhvillojë sfidën e radhës këtë Southamptonit në kuadër të Premierligës. Spurs janë eliminuar nga të gjitha garat e tjera, prandaj kampionati anglez mbetet prioriteti i vetëm.

Lajme të ngjashme