Shkëlqen Harry Kane, Tottenham triumfon ndaj Nottingham Forestit - NACIONALE

Shkëlqen Harry Kane, Tottenham triumfon ndaj Nottingham Forestit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tottenham ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Nottinhgam Forestit, për xhiron e 27-të në Premierligë.

Spurs zhvilluan lojë të shkëlqyer nga minuta e parë duke dominuar në të gjitha aspektet për të fituar me rezultat 3:1.

Pas vetëm tre minutave lojë, Richarlison shënoi një gol të bukur me një prekje të parë, por që u anulua për pozitë jashtë oje.

Ishte Harry Kane që shënoi me një goditje precize pas një harkimi të bukur të Pedro Porros (19').

Anglezi vazhdoi me këtë formë të shkëlqyer duke dyfishuar epërsinë me një gol të bukur nga pika e bardhë, që nuk i dha asnjë shans Keylor Navasit (35').

Tottenham vazhdoi me këtë nivel të lartë edhe gjatë pjesës së dytë, duke shënuar golin e tretë me anë të sulmuesit Heung-min Son pas një asistimi perfekt të Richarlisonit (62').

Skuadra e Antonio Conte kishte edhe disa raste për ta thelluar edhe më shumë epërsinë, por nuk i finalizuan.

E tëra që arriti të bëjë Nottingham, ishte goli i nderit i realizuar me anë të Joe Worrall, i cili shënoi pas një asistimi të Felipes (83') - VIDEO.

Me këtë fitore, Tottenham mban pozitën e katërt me 48 pikë, derisa Nottingham Forest renditët në pozitën e 14-të me 26 sosh.

Lajme të ngjashme