Conte: Nuk do të largohesha kurrë nga Italia më 2016 nëse nuk do të ishte për Chelsean - NACIONALE

Conte: Nuk do të largohesha kurrë nga Italia më 2016 nëse nuk do të ishte për Chelsean

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i ri i Napolit Antonio Conte është kthyer të flet për kohën kur u largua nga Italia, duke shpjeguar se asnjëherë nuk do të largohej nëse nuk do të nënshkruante kontratë më parë me Chelsean.

Tekniku italian mori drejtimin e Napolit të mërkurën pas muajve negociata, pasi ishte agjent i lirë që kur u largua nga Tottenhami në marsin e vitit 2023.

Ai pas kthimit në Itali, është ulur të bisedojë me zyrtarët e kanalit “VivoAzzurroTV”, ku komentoi eksperiencën që kishte me Azzurët.

U rrita në rrugë dhe kjo të mëson menjëherë për vështirësitë e jetës dhe që askush nuk të ndihmon t’i zgjidhësh”.

E doja pasionin e Sacchit për futboll, ishte puntor i madh. Provoja t’i adaptoja këto karakteristika në karrierën time”.

Conte mori drejtimin e Italisë në “Euro 2016”, ku mbërriti deri në çerekfinale – aty ku u mposht nga Gjermania pas ekzekutimit të penalltive, e pas kësaj dha dorëheqje.

Ishte vështirë të ikja nga lojtarët sepse kishim krijuar një atmosferë familjare. Kjo ndihmoi t’i tejkalojmë limitet e një grupi të fortë, por dikush që donte ta dëshmonte që nuk ishim inferior”.

Para se të niste Evropiani, në prill, i thashë presidentit se doja të rikthehesha në klube dhe që tashmë kisha nënshkruar me Chelsean".

Jam i bindur se nëse nuk do ta nënshkruaja paraprakisht atë kontratë dhe do të vendosja në atë moment gjatë Evropianit, kurrë nuk do të largohesha nga grupi. Ishte lidhje shumë e fortë gjaku”.

Sidoqoftë, Conte nuk ka asnjë pendim për rrugëtimin e karrierës së tij.

Kemi një rrugëtim në jetë. U largua nga Juventusi, shkova në kombëtare që më dha emocione të forta, pastaj në Angli për ta fituar Premierligën dhe FA Cupin”.

Në çdo situatë ndoshta ka pendesa, por çfarë ndjeku pastaj ishte emocionuese dhe e mrekullueshme gjithashtu”.

Lajme të ngjashme