Conte i penduar që u largua nga Juventusi, thotë se do t'i pëlqente të bëhej trajneri i Napolit apo Romës
Trajneri italian, Antonio Conte, u shpreh i penduar për largimin e tij nga Juventusi, teksa ka treguar se ka refuzuar një ofertë nga ekipi kombëtar i Arabisë Saudite, kurse skuadrat që do t'i pëlqente për t'i stërvitur janë Napoli dhe Roma.
Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit, katër herë fitues i Serisë A, ka folur në një intervistë për programin e televizionit Rai Belve, e cila do të transmetohet të martën, më 17 tetor.
Mediat italiane, mes tyre edhe Il Corriere della Sera, kanë publikuar disa citate nga intervista e tij. Kur u pyet nga cili klub është penduar që është larguar, Conte u përgjigj: “Juventus, pas tre vitesh. Pashë probleme të mëdha në gjërat e vogla, kështu që vendosa të shkoj.”
/origin-imgresizer.eurosport.com/2014/04/17/1219548-25445739-2560-1440.jpg)
Conte i kishte udhëhequr ‘Zonjën e Vjetër’ drejt tre titujve radhazi të Serie A midis viteve 2011 dhe 2014, të parët për klubin pas skandalit Calciopoli në vitin 2006.
Taktikani italian ka zhvilluar së fundmi bisedime me Napolin, por ka refuzuar ofertën e Partenopeit për të zëvendësuar Rudi Garcian. Megjithatë, ai pranoi se do të dëshironte të ishte trajner i tyre ose Romës një ditë.
“Këto janë dy klube që unë do të doja të provoja për pasionin që kanë tifozët”, tha ai. “Shpresoj se një ditë do të kem një shans për të jetuar këtë përvojë. Unë nuk marr punë gjatë sezonit sepse ka situata që janë krijuar para se të arrij,” konfirmoi ai.

Conte u pyet gjithashtu për mendimet e tij për emërimin e Roberto Mancinit si trajner i kombëtares së Arabisë Saudite: “Nuk dua ta diskutoj këtë, por Arabia Saudite i kishte bërë oferta Mancinit dhe trajnerëve të tjerë, duke përfshirë edhe mua, por unë e refuzova atë”, zbuloi ai.
Duke folur për debatet e shumta me José Mourinhon, Conte zbuloi se një herë i kishte thënë trajnerit portugez: “Do të shihemi në zyrën time”.
Kur prezantuesi kërkoi më shumë detaje, Conte komentoi: "Unë vij nga rruga, mos e harro kurrë."
Conte: «Juve, mi sono pentito. Mancio in Arabia? Io ho rifiutato. Sesso pre-gara si può. Vi dico di Bochicchio» https://t.co/FkqrDnhtfT
— Corriere della Sera (@Corriere) October 16, 2023

