Gazzetta dello Sport: Garcia qëndron, Conte e refuzon Napolin
Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” Aurelio de Laurentiis nuk ka arritur ta bind trajnerin Antonio Conte që të marrë drejtimin e skuadrës italiane.
“Napolitanët” e kanë nisur ngadaltë nën urdhrat e Rudi Garciat, duke qenë në vendin e pestë në Serie A pas tetë ndeshjeve hapëse, derisa në Ligën e Kampionëve mposhten Bragan mirëpo humbën përballë Real Madridit.
Garcia ka qenë nën presion, por duket që do t’i jepet edhe një tjetër shans për ta dëshmuar vetën pasi De Laurentiis ka dështuar ta bind Conten për të drejtuar skuadrën.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, Conte e ka refuzuar Napolin dhe kjo përgjigje negative s’ka qenë e lidhur me faktorët ekonomik ose teknik por trajneri italian nuk dëshiron t’i bashkohet një klubi në mesin e sezonit.
Conte preferon që të mbyllet ky sezon në Serie A dhe në rast që i ofrohet pozita në sezonin tjetër, atëherë ta nis nga faza parapërgatitëse.
Kështu, Garcia vazhdon në kreun e skuadrës italiane edhe për një kohë mirëpo ndeshjet e radhës do të jenë vitale. Pra, nëse s’marrin rezultate të menjëhershme atëherë do të shkarkohet.
Napoli sezonin e kaluar nën urdhrat e Spallettit fitoi titullin e Serie A prandaj De Laurentiis ka kërkuar të garojnë për titull, si dhe të jenë kandidat edhe për Ligën e Kampionëve.