Conte e godet ekipin e vet: Tottenhami mbrohet si një ekip që lufton për mbijetesë - NACIONALE

Conte e godet ekipin e vet: Tottenhami mbrohet si një ekip që lufton për mbijetesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, ka goditur skuadrën e tij pas humbjes ndaj Manchester Cityt dje me rezultat 4:2, ku fillimisht Spurs ishin në epërsi 2:0. Ai tha se po mbrohen si një skuadër që lufton për mbijetesë, pas humbjes së dytë radhazi.

Tottenhami kishte një epërsi prej dy golave në pjesën e parë përpara se të humbiste përfundimisht 4:2 nga Manchester City të enjten në mbrëmje.

Kjo humbje në Premierligë erdhi katër ditë pasi humbi 2:0 në shtëpi nga rivalët e Londrës veriore, Arsenal.

Antonio Conte: Is it time for Tottenham boss to change tactics? Sky Sports pundits have their say... | Football News | Sky Sports

“Ne duhet ta rrisim moralin në skuadër, bashkëpunimin, vullnetin, dëshirën, ndjenjën për të vuajtur”, tha fillimisht Conte.

“Ndoshta kemi harruar të vuajmë dhe të kuptojmë se nëse duam të fitojmë ndeshjen, atëherë ndoshta duhet të bëjmë si sezonin e kaluar, ku vuajtëm shumë”.

Tottenham, i cili do të përballet me Fulhamin të hënën, aktualisht ndodhet në vendin e pestë në tabelën e Premierligës, pesë pikë larg top katërshes, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

It might be time for Tottenham to ask whether Antonio Conte is really worth a new contract | Evening Standard

Ata kanë pranuar tashmë 31 gola në ligë këtë sezon, vetëm nëntë më pak se në të gjithë sezonin 2021/22.

“Për të pësuar 21 gola në 10 ndeshjet e fundit, kjo është zakonshme për një ekip që lufton për mbijetesë”, shtoi Conte.

“Sezonin e kaluar, nuk më kujtohet se sa ndeshje patëm pa pranuar gol me [portierin] Hugo Lloris, por në çdo ndeshje këtë sezon ne pranojmë të paktën dy gola. Kjo është mesatarja jonë, mesatarja jonë – si një ekip që po lufton për mbijetesë.”

Antonio Conte is BIG MAD - Cartilage Free Captain

Megjithatë, Conte beson se skuadra është ende "duke bërë përparim në disa aspekte", por ka vend për përmirësim.

“Në aspekte të tjera mendoj se ne duhet të kthehemi si sezonin e kaluar dhe të jemi pak më solidë, pak më të fokusuar, pak më të ashpër. Ne u përmirësuam në shumë aspekte sepse këtë sezon po shënojmë shumë gola, ne krijojmë shumë raste, organizimi ynë ndaj presionit është shumë më i mirë se sezoni i kaluar”, tha për fund trajneri italian.

Lajme të ngjashme