Conte: Bordi i Tottenhamit duhet të heqë dorë nga ‘vetitë e këqija’ - NACIONALE

Conte: Bordi i Tottenhamit duhet të heqë dorë nga ‘vetitë e këqija’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Tottenham Hotspurit, Antonio Conte, ka pasur kritika për bordin e klubit, duke thënë se jo vetëm trajnerët duhet të ballafaqohen me mediat dhe se ata duhet të dalin dhe të flasin për strategjinë në afatin kalimtar, ashtu siç bëhet në klubet e Serie A-së.

Conte po lodhet nga nevoja për të shpjeguar vetë vendimet e bordit të Tottenhamit, veçanërisht kur ato janë të diskutueshme dhe dëshiron të ketë një sistem tjetër.

"Në Angli, ekziston një zakon i keq që ka vetëm trajnerin për të folur dhe për të shpjeguar gjithçka," u tha Conte gazetarëve. "Nuk kam parë kurrë klubin apo drejtorin sportiv [në Angli] të vijë këtu për të shpjeguar strategjinë dhe vizionin e klubit. Për shembull, në Itali, para çdo ndeshjeje ka një person nga klubi që duhet të shkojë para mediave dhe të përgjigjet para çdo pyetje.

Antonio Conte Tottenham 2022-23

"Për ne, mund të jetë shumë, shumë më mirë sepse përndryshe, çdo herë ka vetëm një fytyrë për të shpjeguar një situatë që mendoj se është më mirë për klubin ta shpjegojë. Por ky është një zakon dhe unë e respektoj këtë zakon. Në Itali, është ndryshe, personi nga klubi gjatë javës së lojës flet dhe shpjegon shumë situata. Nëse flet vetëm trajneri ndonjëherë ka keqkuptime. Mendoj se do të ishte mirë që klubi të ishte prezent në media dhe të fliste. Jo çdo javë por të paktën çdo 15 ditë ose një herë në muaj."

Daniel Levy Tottenham

Conte shtoi se të kesh më shumë zëra të shpjegojnë vizionin e transferimit të Tottenhamit do t'i ndihmonte gazetarët të mbulonin lajmet rreth klubit më saktë. Spurs janë në vendin e pestë në Premierligë dhe trajneri raportohet se do të donte përforcime përpara mbylljes së dritares së janarit, ashtu siç kishte kërkuar gjatë tërë afatit kalimtar veror.

Spurs ndeshjen e radhës do ta luajnë të enjten kundër Manchester Cityt, derbi i dytë me radhë, pasi të dielën humbi 2:0 ndaj Arsenalit.

Lajme të ngjashme