‘Çmendet’ Djokovic pasi humbi setin, i kërkon anëtarit të ekipit të largohet nga kabina e tij
Tenisti Novak Djokovic ishte tejet i nervozuar me humbjen e një seti në finalen e Adelaide kundër tenistit Sebastian Korda dhe zemërimin e shprehu te një anëtar i skuadrës duke i kërkuar të largohet nga kabina e tij.
Serbi e nisi vitin 2023 me trofe, duke mposhtur Kordan në finale (6-7, 7-6, 6-4).
Sidoqoftë, pas humbjes së një seti Djokovic u zemërua tepër duke kërkuar nga anëtari të largohet menjëherë nga kabina e tij ku ishte ulur.
Më poshtë mund ta shihni momentin qesharak:
Djokovic tani ka hyrë në histori duke barazuar rekordin e legjendës spanjolle Rafael Nadal për më së shumti tituj të vetëm në "Open Era", duke qenë vetëm pas Jimmy Connors (109), Roger Federer (103) dhe Ivan Lendl (94).
Ndërkohë, pas fitores tenisti serb falënderoi tifozët australianë për mbështetjen pasi u rikthye në shtetin e tyre.
"Ishte një javë e shkëlqyer dhe ju djem e bëtë më të veçantë. Për mua të jem këtu është dhuratë".
"Mbështetja që kam pasur këto 10 ditë është diçka që nuk mendoj se më ka ndodhur shumë herë në jetën time, prandaj faleminderit të gjithëve që erdhët për këtë ndeshje".