Clippers dhe Sacramento thyejnë rekord, ndeshja me më së shumti pikë në shekullin 21 në NBA - NACIONALE

Clippers dhe Sacramento thyejnë rekord, ndeshja me më së shumti pikë në shekullin 21 në NBA

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ndeshja e mëngjesit të hershëm në Kalifornia mes Los Angeles Clippers dhe Sacramento Kings, dhuroi një rekord. Vendasit fituan me vetëm një pikë epërsi 176:175, pra në total u shënuan 351 pikë, që është numri i dytë më i madh ndonjëherë për një ndeshje në NBA dhe rekord për shekullin 21.

Ndeshja që mbanë rekordin e pathyeshëm është ajo mes Detroit Piston dhe Denver Nuggets e 13 dhjetorit 1983. Aso kohe u shënuan 370 pikë dhe ndër të tjera këto skuadra vendosën rekord edhe sa i përket pikëve të shënuara nga një skuadër gjatë një ndeshje, 186.

Los Angeles Clippers vs Sacramento Kings | Sporting News

E dyta ishte ajo mes San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks e vitit 1982 me 337 pikë, por ndeshje e këtij mëngjesi e parakaloi këtë rekord.

Mbi të gjitha, ndeshja e zhvilluar në palestrën Crypto.com, është ndeshja me më së shumti pikë në shekullin 21 në NBA.

Kings ia dolën ta fitonin si mysafir përballjen ndaj Clippers me vetëm një pikë diferencë. Për këtë fitore nuk mjaftuan minutat e rregullt dhe ndeshja u përcaktua pas dy vazhdimeve me nga pesë minuta.

Për këtë fitore të mysafirëve më së shumti merita pati 25-vjeçari, De’Aron Fox, që shënoi 42 pikë dhe ndihmoi me 12 asiste dhe pesë rebounds, ndihmë të madhe pati edhe Malik Monk nga banka rezervë, i cili shënoi 45 pikë, ndërsa Kawhi Leonard dhe Paul George për Clippers në kombinim shënuan 78 pikë por nuk dolën të jenë të mjaftueshme për një fitore.

Sacramento Kings po kalon nëpër momente të mira, pasi që gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore, pozitë kjo që dërgon në play-off. Afër saj është edhe Clippers që mban pozitën e pestë me një fitore më pak, por ka tri ndeshje më shumë të zhvilluara.

Lajme të ngjashme