Ciro Immobile nuk ftohet nga Italia në “Euro 2024”? - NACIONALE

Ciro Immobile nuk ftohet nga Italia në “Euro 2024”?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Ciro Immobile është duke vazhduar me formën e mjerueshme te Lazio, andaj rrezikon seriozisht të mos ftohet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

34-vjeçari, që mori shiritin e kapitenit gjatë listës së parë të Luciano Spallettit në muajin shtator, ishte sërish i qetë – në humbjen 2:0 të Lazios nga Juventusi të martën mbrëma në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Immobile ka dështuar të impresionojë këtë sezon me Lazion, duke shënuar realizuar vetëm gjashtë gola në 26 paraqitje dhe është vështirë të thuhet nëse vërtetë ndodhet në rënie apo thjesht ka probleme me gjendjen fizike ose po ndikohet nga forma e dobët e klubit.

“TMW” raporton se tani gjasat janë të ulëta që Immobile të zërë vend në listën me 23 lojtarë të Spalletit për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani, gjithnjë nëse vazhdon kjo formë e dobët edhe në këta muajt e mbetur.

Paraqitja e fundit e Immobile për “Azzurit” ndodhi në shtator, ndërsa i duhet të luftojë me Giacomo Raspadorin, Mateo Retegui, Gianluca Scamacca dhe Moise Kean për vendin në listën e Spallettit.

Valtin Castellanos gjithashtu po “kërcënon” vendin e Immobiles në skuadrën e Lazios, me raportimet e fundit që kanë sugjeruar që ky i fundit t’i bashkohet Interit këtë verë.

Lajme të ngjashme