“Cirkus në PSG”: Pas dy turneve në poker, Neymari hëngri në McDonald’s pas disfatës kundër Bayernit
Neymari ka tronditur me sjelljen e tij një natë pasi Paris Saint-Germaini pësoi disfatë kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, pasi është parë duke luajtur poker dhe duke ngrënë ushqim të shpejtë në një McDonald’s në Paris të mërkurën.
Ylli brazilian, i cili është ambasador i PokerStars, e harroi shpejt paraqitjen zhgënjyese që pati kundër kampionit gjerman në garën më prestigjioze evropiane për klube, duke marrë pjesë në dy turne pokeri 24 orë më vonë.
Në Hyatt Regency, një hotel luksoz në Paris, Neymari u eliminua shpejt nga EPT Paris, një garë e famshme pokeri, sipas gazetës së përditshme franceze L’Equipe.
Menjëherë pas eliminimit të mërkurën mbrëma, ai kishte shkuar në një McDonald’s, ku kishte ngrënë ushqim të shpejtë dhe pashëndetshëm për një futbollit.
Neymar a été aperçu dans un restaurant McDonald's après avoir participé à un tournoi de poker hier soir. 🍔
— Footballogue (@Footballogue) February 16, 2023
(IG : guipitta_) pic.twitter.com/Zvvdk5UEZa
Nga aty, Neymari nuk mbaroi me kaq, por shkoi në një turne tjetër prestigjioz për të luajtur, Mystery Bounty, në të cilin hyrja kushtonte 10 mijë euro. Në këtë turne, sulmuesi 31-vjeçar ia doli të kualifikohej për rrethin e dytë, duke e mbaruar garën në vendin e 30-të nga 45 lojtarë pjesëmarrës.
Sjellja e Neymarit vjen jo vetëm një natë pas disfatës 1:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, por edhe një natë pasi bashkëlojtari i tij, Kylian Mbappe bëri një deklaratë që ngriti shumë polemika.
“Mbi të gjitha, me rëndësi që të gjithë lojtarë tanë të jenë mirë me shëndet. Lë të hanë mirë dhe të bëjnë gjumë të mirë të gjithë”, ishte këshilla e Mbappes për bashkëlojtarët pas humbjes kundër Bayernit, të cilën Neymari nuk e dëgjoi me sa duket.
Paraqitje për t’u harruar nga Neymar kundër Bayernit
Gazeta më e madhe e sportit në Francë, L’Equipe, i gozhdoi yjet e Paris Saint-Germainit, në veçanti Neymarin, në vlerësimin e ndeshjes së tyre të humbur kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja e nisi ndeshjen me dyshen Messi dhe Neymar në sulm, të cilët dështuan të kenë çfarëdo ndikimi në ndeshje dhe rezultat përfundimtar në Parkun e Princave.
Si pasojë, L’Equipe i vlerësoi argjentinasin dhe brazilianin me notën 3 nga 10.
Neymariu gozhdua për mungesën e efikasitetit me top dhe për vendimet që merrte me topin në sulm.
PSG-ja e mbylli ndeshjen me nëntë goditje më pak se Bayerni në drejtimin e portës, si dhe me mbajtje më të vogël të topit se kundërshtari.
PSG-ja do të udhëtojë drejt Munihut për t’u përballur me Bayernin në ndeshjen e kthimit të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Kjo ishte disfata e tretë radhazi i PSG-së në të gjitha garat dhe ia rrezikon seriozisht shanset për ta fituar titullin në Ligën e Kampionëve për herë të parë.
Po ashtu, kjo ishte disfata e pestë në 11 ndeshje në të gjitha garat në vitin 2023 për PSG-në, që është më shumë se tërë vitin 2022 (4 humbje në 46 ndeshje).

