Gazeta e madhe franceze u jep nota turpëruese Messit dhe Neymarit, pas disfatës kundër Bayernit
Gazeta më e madhe e sportit në Francë, L’Equipe, i ka gozhduar yjet e Paris Saint-Germainit, në veçanti Lionel Messin dhe Neymarin, në vlerësimin e ndeshjes së tyre të humbur kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Yjet e PSG-së u kërkuan falje tifozëve të vet pas disfatës 1:0 kundër Bayernit të martën në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Me yllin francez Kylian Mbappe në stol, PSG-ja e nisi ndeshjen me dyshen Messi dhe Neymar në sulm, të cilët dështuan të kenë çfarëdo ndikimi në ndeshje dhe rezultat përfundimtar në Parkun e Princave.
Si pasojë, L’Equipe i vlerësoi argjentinasin dhe brazilianin me notën 3 nga 10 të dy.
Messi, i cili vazhdoi të vendosej mbrapa në mesin e fushës, në mënyrë që të përfshihej më shumë në lojë, u kritikua nga e përditshmja franceze se pati ndikim minimal në lojë, derisa Mbappe u fut në fushë nga stoli në pjesën e dytë.
Neymari, ndërkohë, u gozhdua për mungesën e efikasitetit me top dhe për vendimet që merrte me topin në sulm.

PSG-ja e mbylli ndeshjen me nëntë goditje më pak se Bayerni në drejtimin e portës, si dhe me mbajtje më të vogël të topit se kundërshtari.
L’Equipe njihet si e pamëshirshme në vlerësimet e saj për lojtarët dhe nëse një lojtar ai del ndonjëherë ta marrë notën e përkryer 10 – të cilën e arritur deri më sot vetëm 14 lojtarë – mund ta marrë atë si lëvdatën më të lartë.
Por yjet e PSG-së as që iu afruan kësaj note të martën, pasi u mbizotëruan nga Bayerni në çdo aspekt.
Notën më të ulët, 3 turpëruese, e mori edhe trajneri Christophe Galtier, ndërsa vetëm dy lojtarë, Sergio Ramos dhe Marquinhos, morën notë të lartë 6 nga 10.
“Rrallë herë mund ta shohësh një ekip të PSG-së duke luajtur një pjesë të parë kaq të dobët”, shkroi L’Equipe për taktikat e Galtier.
