Çiftet çerekfinale të FA Cup: Vincent Kompany dhe Aro Muric me Burnley sfidojnë Man Cityn - NACIONALE

Çiftet çerekfinale të FA Cup: Vincent Kompany dhe Aro Muric me Burnley sfidojnë Man Cityn

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester United do të përballet me Fulhamin në kuadër të çerekfinales së FA Cup, derisa Manchester City me Burnley.

"Djajtë e Kuq" siguruan fitore ndaj West Hamit të mërkurën mbrëma duke triumfuar me rikthim nga 0:1 në 3:1.

Meqenëse tashmë te tetë skuadrat çerekfinaliste janë mësuar, shorti duket kështu:

Manchester City – Burnley;

Manchester United – Fulham;

Brighton - Grimsby Town;

Sheffield United - Blackburn Rovers.

I pyetur për ndeshjen ndaj Fulhamit menjëherë pas ndeshjes, Ten Hag tha: "E vështirë. Ata po luajnë shumë mirë, na duhet një ndeshje e mirë që të fitojmë".

Në anën tjetër, skuadra e Vincent Kompany ku ndodhet edhe portieri Arijanet Muric do të përballet me Manchester Cityn në "Etihad Stadium".

Skuadra e ligës së dytë angleze, Grimsby Town bëri befasinë të mërkurën duke eliminuar Southamptonin me një fitore 2:1, derisa në raundin e radhës do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Burnley, që sërish nuk do të jetë lehtë.

Kurse, Sheffield United ka pasur pak më shumë fat në short pasi luajnë ndaj skuadrës së Championshipit, Blackburn Rovers.

Ndeshjet çerekfinaliste do të nisin më 18 mars dhe sigurisht do të zhvillohet vetëm një ndeshje.

Lajme të ngjashme