Chiesa për Frattesin, Juve e Inter punojnë për një marrëveshje shkëmbimi
Juventusi dhe Interi janë duke punuar për një shkëmbim sensacional që do të shihte italianët Federico Chiesa e Davide Frattesi të ndryshonin ekipet.
“Bianconerët” e kanë seriozisht shitjen e Chiesas këtë verë, që u konfirmua edhe nga deklaratat zyrtare të Mottas, ndërsa duan që assesi të mos e humbasin si agjent të lirë vitin tjetër.
Napoli dhe Roma ishin të interesuara për italianin, por të dy klubet tani janë fokusuar në shënjestra alternative, duke i limituar opsionet në Itali.
Agjenti Fali Ramadani ka udhëtuar për në Londër që të diskutojë me Chelsean dhe Tottenhamin, megjithatë asnjëra ende s’ka bërë ofertë zyrtare.
“Tuttosport” rani raporton se Interi ka shprehur interesim për Chiesan që një kohë dhe ka negociouar së fundmi me Juventusin, pavarësisht që do t’iu pëlqente më shumë ta marrin falas verën tjetër.
Një shkëmbim me Frattestin është duke marrë formë, që do të shihte “Zonjën e Vjetër” të ofronte edhe 10 milionë euro përpos sulmuesit.
Marrëveshja e tillë do t’i përshtatej dy palëve, duke marrë parasysh se “Neurazzurët” që një kohë të gjatë e kanë opsion edhe Teun Koopmeiners të Atalantas.