Chelsea rivalizon Real Madridin për talentin tjetër brazilian - NACIONALE

Chelsea rivalizon Real Madridin për talentin tjetër brazilian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea i është bashkuar garës me Real Madridin për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë të Sport Recife Pedro Lima.

Lima, vetëm 17-vjeçar ka arritur të hyjë në formacionin bazë të skuadrës braziliane dhe tani ka 25 paraqitje në të gjitha garat.

Real Madridi që disa muaj thuhet se po e vëzhgon lojtarin, megjithatë edhe Chelsea duket se ka dërguar disa skautë për ta shikuar nga afër dhe tani vlerësohen si favoriti, ndërsa kartoni i lojtarit mund të kushtojë rreth 7 milionë euro.

Për ta fituar garën sa më parë me skuadrën madrilene, “Blutë” duket se po përgatisin ofertën zyrtare ngase e dinë se dëshira për të luajtur te Reali mund t’ia ndryshojë mendjen lojtarit.

“Relevo” raporton se Chelseas i ka mbetur vetëm “edhe pak” në negociatat për Liman, që mund të bëhet lojtari i radhës që kalon në “Stamford Bridge”.

Chelsea së fundmi arritën marrëveshje me mesfushorin Andrey Santos, ndërsa verën e kaluar transferuan Angelo Gabriel dhe Deivid Washington.

Chelsea thuhet se ka marrë inspirim nga mënyra si punon Reali, ngase kohëve të fundit kanë bindur talentë të jashtëzakonshëm si Rodrygo, Vinicius apo edhe më i fundit Endrick.

Lajme të ngjashme