Chelsea përgatit ofertë për Kobbie Mainoo - NACIONALE

Chelsea përgatit ofertë për Kobbie Mainoo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea do të provojë të nënshkruajë me mesfushorin e Manchester Unitedit Kobbie Mainoo në afatin e janarit.

“Blutë” thuhet se janë favoriti për të nënshkruar me anglezin, i cili nuk po avancon në negociata për të rinovuar me “Djajtë e Kuq”.

Interesimi i Chelseas duket të jetë shumë serioz, me “The Times” që raportojnë se mund të dërgojnë ofertë zyrtare qysh këtë muaj.

Mainoo ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2027, me klauzolë vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë.

Unitedi nuk ka dëshirë për ta shitur Mainoon mirëpo në rast që bisedimet nuk përparojnë, atëherë mund të ndryshojnë mendje shkaku që kanë nevojë për lojtarë të rinj, dhe nuk mund t’i sjellin pa i larguar disa nga yjet aktual.

“Sky Sports” ndërkohë raporton se Mainoo është i lumtur te Unitedi, klub ky që i ka konfirmuar në mënyrë private se ka rol kyç në projektin afatgjatë.

Chelsea ndërkohë po vëzhgon edhe disa lojtarë të tjerë, por pritet ta tundojë Unitedin me ndonjë ofertë, për të parë nëse ka gjasa për ta mbyllur një marrëveshje të tillë.

Këtë sezon shkaku i lëndimeve, anglezi ka zhvilluar vetëm 14 paraqitje në Premierligë, por nuk ka kontribuar me ndonjë gol ose asistim.

Lajme të ngjashme