Chelsea pajtohet me ofertën 40 milionë euro të Atletico Madridit për Gallagherin
Raportohet se Chelsea është pajtuar me kushtet e Atletico Madridit për të arritur një marrëveshje për shitjen e mesfushorit anglez, Conor Gallagher.
Gallagher është lidhur shumë me një largim nga Chelsea këtë verë dhe mendohej se ai mund të lirohej më herët në afatin kalimtar për të ndihmuar londinezët të përmbushin rregullat e Përfitueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë së Premierligës përpara afatit të 30 qershorit.

Sipas talkSPORT, Gallagher tani mund të jetë në lëvizje pasi Chelsea ra dakord për një marrëveshje me vlerë 33 milionë funte (42 milionë dollarë/40 milionë euro) me Atletico Madridin për reprezentuesin anglez. Në fillim të kësaj vere, Chelsea kishte pranuar një ofertë më të madhe nga Aston Villa, por Gallagher e refuzoi lëvizjen.

Pas kalimit të afatit të PSR-së, Chelsea i ofroi Gallagherit një zgjatje të kontratës që do ta bënte atë një nga mesfushorët më të paguar në Stamford Bridge. Megjithatë, 24-vjeçari donte një ofertë më të gjatë se marrëveshja dyvjeçare e paraqitur nga Chelsea, e cila përfshinte opsionin e një viti shtesë.
Gallagher ende nuk ka rënë dakord për kushtet me Atletico Madrid dhe thuhet se ai do ta bëjë këtë vetëm nëse kushtet janë të duhura për të. Tottenhami është i interesuar për nënshkrimin e tij, dhe lojtari gjithashtu mund të zgjedhë të përfundojë kontratën e tij te Chelsea që skadon në vitin 2025.