Chelsea me shumë mund arrin një barazim ndaj Brentfordit, Liverpooli fiton në frymën e fundit ndaj Forestit
Lideri i Premierligës, Liverpool, ka shënuar fitore të madhe në minutat e fundit të takimit ndaj Nottingham Forest, për të vazhduar kryesimin e Premierligës. Në anën tjetër, Chelsea që po fitonte në pjesën e parë, me shumë vështirësi ka marrë një barazim në udhëtim te Brentford 2:2.
Skuadra e Jurgen Klopp përkundër mungesave të mëdha, po e përballon shumë mirë garën në elitën angleze të futbollit, me skuadra të kompletuara si Manchester City e Arsenal.
Liverpooli udhëtoi në Nottingham si lidere, por ndeshja e tyre nuk ishte më e mira e mundshme, pasi u karakterizua me shumë pak raste të pastërta shënimi.
Goli i vetëm i takimit erdhi në minuën e nëntë shtesë, kur Darwin Nunez shënoi për 1:0, pas asistimit të Mac Allister.
Liverpooli vazhdon kryesimin e Premierligës edhe pas kësaj xhiroje, ndërsa Manchester City që është në ndjekje përballet me Manchester Unitedin nesër.
Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka barazuar me shumë vështirësi me Brentford.
Të zgjedhurit e Mauricio Pochettinos po fitonin pas 45 mintuave të para, me golin e Nicholas Jackson në minutën e 35-të.
Ky rezultat u përmbys nga Bletët shumë shpejt në pjesën e dytë.
Fillimisht Roerslev barazoi në minutën e 50-të, ndërsa Yoane Wissa shënoi për 2:1 në minutën e 69-të.
Disasi e shpëtoi Chelsean nga humbja kur barazoi në minutën e 83-të.
Sezoni i keq po vazhdon për të kaltrit e Londrës, që renditen në vendin e 11-të në Premierligë, pa asnjë gjasë për gara evropiane për sezonin e ardhshëm.