Chelsea me mund eliminon Leicester Cityn, avancon në gjysmëfinale të FA Cupit
Chelsea e ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të FA Cupit duke eliminuar Leicester Cityn.
“Blutë” e Londrës si në përballjen paraprake, shënuan krejt në fund për ta siguruar ‘biletën’ për në fazën tjetër, me rezultatin që doli të jetë 4:2.
Marc Cucurella pas një asistimit të bukur të Nicolas Jackson kaloi Chelsean në epërsi.
Raheem Sterling kishte rastin e artë për të dyfishuar epërsinë mirëpo dështoi të shënonte nga pika e bardhë (26’).
Sidoqoftë, në përfundimin e pjesës së parë ishte Cole Palmer që dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Sterling (45+1’).
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që ngushtuan epërsinë fal një autogoli të çuditshëm të Disasit (51’).
Kurse, ishte Mavididi që u asistua nga Drewsbury-Hall për ta barazuar rezultatin (62’).
Sidoqoftë, punët u vështirësuan për Leicesterin sapo Doyle u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Kur u mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, Chelsea zhvilloi disa aksione të bukura duke shënuar edhe dy gola tjerë. Fillimisht Chukwuemeka e ktheu epërsinë pas një asistimi të Palmer (90+2').
Ndërsa, fitoren e vulosi Noni Madueke krejt në fund (90+8').
Chelsea tani bëhet skuadra e tretë që ka avancuar në gjysmëfinale të FA Cupit, kurse kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.