Chelsea i prin garës me Arsenalin për Toney
Chelsea e ka një avantazh për të siguruar transferimin e yllit të Brentfordit Ivan Toney gjatë janarit, shkaku që Arsenalit i duhet të shesë para se të bëjë ndonjë ofertë zyrtare.
Anglezi pritet të largohet sapo afati kalimtar dimëror të hapet, me Brentford që do të kërkojë minimum 80 milionë funte.
Arsenal që disa muaj është duke e vëzhguar lojtarin, që e shohin si adekuatin pasi Gabriel Jesus si dhe Edie Nkeitah janë duke pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.
Qendërsulmuesi gjithashtu është admirues dhe mënyrës si po luajnë, mirëpo “Topçinjtë” fillimisht duhet t’i rrisin fundet përmes shitjeve me shpresën që pastaj ta arrijnë ta bindin Brentfordin, raporton “The Athletic”.
Arsenal shpenzoi 200 milionë funte në verë në transferime si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber, derisa e morën David Rayan vetëm në formë huazimi shkaku i rregullave financiare.
Chelsea ndërkohë ka avantazhin por problemi kyç është mosha pasi nën urdhrat e Todd Boehly, “Blutë” e Londrës kanë blerë lojtarë vetëm nën moshën 25-vjeçare.
Chelsea refuzoi mundësinë për të nënshkruar me James Maddison duke mos iu bashkuar garës me Tottenhamin, edhe pse mund të shihet si veprim i gabuar pas ndikimit që anglezi bëri te Spurs.
Manchester United gjithashtu ka interesim për Toney, mirëpo preferojnë vetëm huazim andaj nuk është ndonjë opsion serioz.