Chelsea i gatshëm të nënshkruajë me Victor Osimhen, por kërkon një kusht nga Napoli - NACIONALE

Chelsea i gatshëm të nënshkruajë me Victor Osimhen, por kërkon një kusht nga Napoli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit Victor Osimhen, por vetëm nëse është marrëveshje huazimi.

Napoli e ka vendosur në shitje yllin nigerian, megjithatë presidenti Aurelio de Laurentiis kërkon që skuadra e re t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë eurove.

Chelsea vazhdon të shikojë disa opsione për afatin e verës, një ndër ta përfshin Osimhenin, sidoqoftë marrëveshjen mund ta arrijnë vetëm në formë huazimi.

Napoli deri më tani nuk ka pranuar ta huazojë nigerianin, andaj “Blutë” e Londrës do të presin edhe disa ditë për të parë nëse skuadra italiane ndryshon mendje.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Napolit Giovanni Manna ka konfirmuar gjatë vikendit se Osimheni po bën çmos për t’u larguar në fundin e sezonit.

“Victor Osimhen ka kërkuar të largohet nga klubi. Ai dëshiron të largohet. Situata është e qartë, kishte shanse të mira që të largohet verën e kaluar”.

“Ai dëshiron të largohet. Do të shohim në 20 ditët e ardhshme”.

Përndryshe, agjenti Manna udhëtoi në Londër të martën për ta finalizuar marrëveshjen për Lukakun, si dhe të kompletojnë marrëveshjen me Brightonin për Billy Gilmour.

Lajme të ngjashme