Chelsea fiton me përmbysje ndaj Burnleyt, Manchester Unitedi fiton me dy gola të shënuar në minutat shtesë
Siç duket Chelsea ka gjetur ritmin e fitoreve, ku me një përmbysje të rezultatit ka fituar me rezultat të thellë ndaj Burnleyt 4:1, në anën tjetër Manchester Unitedi ka bërë një rikthim të madh, duke fituar në minutat shtesë të takimit ndaj Brentford.
Muaji tetor ka nisur në mënyrën më të mirë për skuadrën e Mauricio Pochettinos, ku në dy ndeshje deri më tani në Premierligë kanë fituar të dyja, në anën tjetër Manchester Unitedi fitoi për herë të parë që nga 23 shtatori.
Burnley – Chelsea
Chelsea nuk e filloi sfidën edhe aq mirë në udhëtim te Burnley, pasi pësuan një gol vetëm 15 minuta pasi filloi takimi. Ishte Wilson Odobert që shënoi për 1:0.
Pas golit të pësuar, të kaltrit filluan këndelljen. Goli i barazimit u arrit në minutën e 42-të, kur u shënuar një autogol nga Al Dakhil për 1:1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
45 minutat e dyta i takuan plotësisht skuadrës së Chelseat, që deri në fund shënoi tre gola të tjerë.
Ishte Cole Palmer që çoi londinezët për herë të parë në epërsi në këtë ndeshje, kur shënoi për 2:1 në minutën e 50-të.
Raheem Sterling në minutën e 65-të shënoi për 3:1, kur u asistuar nga Conor Gallagher.
Ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Nicolas Jackson, kur shënoi për 4:1 në minutën e 74-të.
Chelsea me këtë fitore shkon në kuotën e 11 pikëve pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Burnley pas humbjes mbetet në vendin e 18-të.
Manchester United – Brentford
Djajtë e kuq me një rikthim të madh në minutat shtesë kanë fituar ndaj Brentford 2:1.
Ndeshja sot në Old Trafford u karakterizua me një ndeshje të dobët, kryesisht nga dy skuadrat, me raste të pakta shënimi, ku takimi u vendos vetëm në minutat shtesë.
Mathias Jensen shënoi në minutën e 26-të për ta çuar Brentfordin në epërsi 1:0, fal edhe një intervenimi jo të mirë të portierit Andre Onana.
Krejt në fund të takimit, në minutat shtesë të pjesës së dytë ishte mesfushori McTominay që shënoi dy gola për të bërë një përmbysje të çmendur, që çoi në tre pikë të para që nga 23 shtatori për skuadrën e Erik ten Hag.
🚨GOAL | Manchester United 1-1 Brentford | Scott McTominay
— VAR Tático (@vartatico) October 7, 2023
Follow our partner page @ocontextsoccerpic.twitter.com/olrJNYn8r6
🚨GOAL | Manchester United 2-1 Brentford | Scott McTominay (2)
— VAR Tático (@vartatico) October 7, 2023
Follow our partner page @ocontextsoccerpic.twitter.com/RGi1xuSLMy
Djajtë e kuq tani renditen në vendin e nëntë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara në tetë takime, ndërsa Brentford në vendin e 14-të.