Chelsea fiton me mund ndaj Fulhamit, për herë të parë në këtë sezon të Premierligës i arrin tri fitore radhazi - NACIONALE

Chelsea fiton me mund ndaj Fulhamit, për herë të parë në këtë sezon të Premierligës i arrin tri fitore radhazi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka arritur fitore shumë të rëndësishme pranë tifozëve të saj edhe pse me vështirësi, duke e mposhtur Fulhamin 1:0. Kjo për skuadrën e Mauricio Pochettinos është fitorja e tretë radhazi në Premierligë, gjë që nuk ka ndodhur më parë për këtë skuadër në këtë sezon.

Seria më e gjatë e fitoreve për të kaltrit e Londrës ishte dy fitore maksimumi dhe kjo u bë një herë, duke mos arritur kurrë në një qëndrueshmëri të rezultateve.

Sa i përket ndeshjes së sotme të zhvilluar në Stamford Bridge, 90 minuta ishin të niveliuar, me Chelsean që kishte posedimin në anën e tyre, teksa mysafirët Fulham rrezikuan më shumë në drejtim të portës.

Një gol ishte përcaktues i kësaj ndeshje, dhe ai erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Mysafirët shkaktuan penallti dhe me gjakftohësi të madhe Cole Palmer mori përgjegjësinë dhe dërgoi topin në rrjetë, për të çuar skuadrën e tij në epërsi 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim të pjesës së dytë Fulham e kërkoi golin më shumë, por që kjo ishte thjesht e pamundur në këtë përballje dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Chelseat, me golin e shënuar nga penalltia në fund të pjesës së parë.

Chelsea me këtë fitore ngritet në vendin e tetë me 31 pikë të grumbulluara, por që kjo është momentale pasi mund të zbresë nëse skudrat poshtë tyre fitojnë ndeshjet që kanë në plan për këtë javë. Fulham në anën tjetër gjendet në vendin e 13-të.

Lajme të ngjashme