Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Robert Sanchezit nga Brighton - NACIONALE

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e Robert Sanchezit nga Brighton

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka arritur marrëveshje me Brighton & Hove Albion për të nënshkruar me portierin Robert Sanchez.

Spanjolli së shpejti do të paraqitet për t’i kryer testet mjekësore pasi dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje 25 milionë euro.

25-vjeçari do të garojë me Kepa Arrizabalaga për pozitën e formacionit bazë, meqenëse Edouard Mendy u largua për t’iu bashkuar Al Ahlit.

Sanchez ndoshta do të ketë edhe një ndihmë te madh te “Blutë” pasi do të ribashkohet me trajnerin e portierëve Ben Roberts, me të cilin punuan te Brightoni.

Sanchez që humbi vendin e titullarit në mars te Jason Steele, nuk ishte i përfshirë në fazën parapërgatitore që Brighton e zhvilloi në Amerikë.

Brighton tashmë ka nënshkruar zëvendësuesin e tij, pasi e blen holanedzin Bart Verbruggen nga Anderlecht.

Sanchez zhvilloi 23 paraqitje në Premierligë edicionin e kaluar para se ta humbiste vendin e titullarit.

Trajneri Roberto de Zerbi atë kohë kishte thënë se Steele i përshtatet më shumë stilit të lojës, shkaku i mbrojtës mbrapa.

Ndërkohë, për Chelsean ky do të jetë transferimi i pestë pas Christopher Nkunku, Nicolas Jackson, Lesley Ugochukwu dhe Angelo Gabriel, derisa e kanë kompletuar edhe marrëveshjen me Monacon për Axel Disasi që do të zyrtarizohet së shpejti.

Lajme të ngjashme