Chelsea bën ofertën e parë për portierin e Brightonit
Chelsea ka bërë ofertën e parë zyrtare për të transferuar portierin e Brightonit Robert Sanchez.
“Blutë” janë duke kërkuar një portier të ri pas largimit të Edouard Mendyt në mënyrë që Kepa Arrizabalaga të ketë një kundërshtar dhe thuhet se Sanchez është i hapur për kalimin te londinezët.
Sanchez në fakt as nuk është i dashur më te Brightoni, meqenëse humbi vendin titullar nga Jason Steele në muajin mars.
Siç raporton “The Athletic”, Chelsea tashmë ka bërë ofertën e parë zyrtare mirëpo që Brighton ende nuk ka kthyer përgjigje, kësisoj diskutimet mes dy skuadrave janë duke vazhduar.
Chelsea have made an offer for Brighton goalkeeper Robert Sanchez.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) July 31, 2023
Brighton are yet to respond to the bid but discussions remain ongoing.
More from @AndyNaylorBHAFC ⬇️#CFC | #BHAFC https://t.co/Y2ayrSG8pH
Spanjolli nuk është në planet e Brightonit ngase u la jashtë ekipit për fazën parapërgatitore, me klubin anglez që edhe nënshkroi me Bart Verbruggen.
Ai është pjesë e klubit që nga akademia, ku ka bërë 90 paraqitje dhe edicionin e kaluar iu ndihmoi të bëjnë historinë duke u kualifikuar në Ligën e Evropës.
Brighton po shpreson ta shesë për 30 milionë funte Sanchezin, por që shkaku i problemeve të ndodhura këtë kohën e fundit ekziston mundësia që kjo vlerë të bie.
Përndryshe, ai po stërvitet me skuadrën e U18 deri të gjejë një klub të ri.