Chelsea arrin marrëveshje me ish-asistentin e Guardiolës
Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos, Chelsea tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij, duke arritur marrëveshje me ish-asistentin e Pep Guardiolës, Enzo Maresca.
Chelsea kaloi një sezon të vështirë në krye me Pochettinon, pasi e nisën shumë keq, por që në fund përfunduan në pozitën për të siguruar një vend në gara evropiane, por kjo ishte e pamjaftueshme që bashkëpunimi me trajnerin të vazhdonte.
Të kaltrit e Londrës vendosën të ndanin rrugët me trajnerin argjentinas vetëm një sezon pasi u bashkuan, ndërsa tani kanë gjetur zëvendësuesin.
Bëhet fjalë për ish-asistentin e Pep Guardiolës, Enzo Maresca, i cili e riktheu Leicester Cityn në Premierligë në këtë sezon, pasi përfunduan si kampion në Championship.
Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është arritur për pesë vite me Marsecan, ku është e përfshirë mundësia për ta zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.
🚨🔵 Chelsea have agreed to appoint Enzo Maresca as new head coach, here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2024
❗️ Understand the agreement is now done on contract valid until June 2029, five year deal.
It will also include an option to extend until June 2030.#CFC, set to pay compensation fee to Leicester. pic.twitter.com/o8CsGF9Jcx
Chelseas do t'i duhet të paguajë një kompensim Leicester Cityt për shërbimet e trajnerit.