Çfarë është Super Topi i Artë që mund t’i jepet Messit? - NACIONALE

Çfarë është Super Topi i Artë që mund t’i jepet Messit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi ka thyer rekorde të njëpasnjëshme dhe ka arritur gjithashtu që t’i fitojë të gjitha titujt e mundshëm. Atij mund t’i jepet edhe një çmim i rrallë: Super Topi i Artë.

Triumfi në Katar i Argjentinës ka shërbyer që Messi të konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Më në fund arriti të ngrejë lart edhe kupën e vetme që i mungonte.

Tani ka filluar të shtrohet një çështje tjetër. Kemi të bëjmë me një çmim që vetëm një herë është dhënë, sepse nuk është i zakonshëm. Ai jepet vetëm në situata të veçanta.

Pra, po flasim për Super Topin e Artë. Një çmim që është dhënë për herë të parë për legjendën e Real Madridit dhe të futbollit në përgjithësi, Alberto Di Stefano.

Çmimi në fjalë jepej më 1989 si shenjë mirënjohje për shkak të një serie të sukseseve që kishte arritur me fanellën e “Galaktikëve”.

Që atëherë “France Football” më nuk ka ndarë çmimin në fjalë. Në atë kohë ky çmim i dedikohej vetëm futbollistëve evropianë. Për shkak të pasaportës spanjolle, Alberto Di Stefano arriti që t’i gëzohet një nderi të tillë.

Mirëpo, pas suksesit të fundit të Lionel Messit dhe një karriere të bujshme, e cila u kompletua edhe më shumë pas triumfit në Kupën e Botës, “France Football” mund të ndryshojë politikën e saj edhe në këtë aspekt sipas të përditshmeve ndërkombëtare.

Një gjë të tillë e shkruan edhe gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio. Pra, një çmim i tillë, që është vërtet i rrallë, mund të rikthehet sërish që t’i dorëzohet një ylli çfarë është Lionel Messi.

35-vjeçari është njëri ndër favoritët kryesorë për ta fituar edicionin e ardhshëm të Topit të Artë. Këtë çmim për sezonin 2021/2022 e fitoi sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema.

Lajme të ngjashme