Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Sot dy superndeshje në orar - NACIONALE

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: Sot dy superndeshje në orar

2 javë më parë

nga NACIONALE

Emocionet e Ligës së Kampionëve kthehen sot, ku fillojnë ndeshjet çerekfinale. Dy përballja shumë interesante po në të njëjtën ditë, ku Arsenali e pret Bayern Munich, ndërsa Manchester City udhëton te Real Madridi.

Natyrisht, vëmendja kryesore do të jetë te ndeshja në Santiago Bernabeu, ku kampioni në fuqi luan në një finale para finales me fituesin rekord të kësaj gare.

Mbretërit janë në formë të lartë, pasi nuk dinë për humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku pothuajse kanë siguruar titullin e La Ligës, me tetë pikë më shumë se vendi i dytë Barcelona.

Në anën tjetër, Qytetarët, që kanë një detyrë të vështirë përpara në rrugën për të mbrojtur titullin nga viti i kaluar, kanë hyrë në formë në momentet vendimtare. Ata janë pa humbje në 25 ndeshjet e fundit dhe janë në garë ende për tripletë, ndonëse janë në pozitë të tretë në Premierligë.

Real Madridi nuk do ta ketë në dispozicion dy yjet që mungojnë tash e një kohë të gjatë, David Alaba dhe Thibaut Courtois, ndërsa mungesë shumë e madhe për Manchester Cityn do të jetë Kyle Walker, duke ditur që mungon edhe Nathan Ake, e Josko Gvardiol ende është në dyshime.

Gjyqtari francez, François Letexier, do ta drejtojë takimin në Santiago Bernabeu.

Takimi tjetër i natës së sotme, jo më pak i rëndësishëm, është mes Arsenalit e Bayern Munich.

Kjo ndeshje i zë këto dy skuadra në gjendje krejtësisht të ndryshme, prandaj pritet që të jetë shumë interesante.

Arsenali, lider i Premierligës, ku në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka fituar 11 herë, ndërsa ka humbur dhe barazuar një herë.

Kurse, Bayern Munich, gjiganti i futbollit evropian, po kalon në krizë të madhe, pasi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa tashmë pothuajse ka humbur titullin kampion në Bundesligë, duke mbetur në garë vetëm për Ligë të Kampionëve.

Te Topçinjtë e vetmja mungesë do të jetë Jurrien Timber, i cili mungon që nga gushti i vitit të kaluar, ndërsa te Bavarezët mungojnë: Sarr, Marusic, Buchamann, Boey dhe Aseko.

Në këtë takim, gjyqtar kryesor do të jetë suedezi, Glenn Nyberg.

Të dy çerekfinalet zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme