E thotë ylli i Realit: Nuk donim të përballeshim me Cityn, janë skuadra më e mirë në botë - NACIONALE

E thotë ylli i Realit: Nuk donim të përballeshim me Cityn, janë skuadra më e mirë në botë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Rodrygo beson se Manchester City është skuadra më e mirë në botë, duke treguar se nuk donin të përballeshin me ta në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

City e “shpartalloi” Realin vitin e kaluar, ku pas barazimit 1:1 në “Santiago Bernabeu”, triumfuan me rezultat 4:0 në ndeshjen kthyese për të siguruar finalen, ku pastaj e fituan tërë kompeticionin.

Megjithatë, edhe pse disa lojtarë të Real Madridit po mendojnë hakmarrjen – Rodrygo ka shpjeguar se skuadra do të preferonte ndonjë kundërshtarë tjetër.

Është kundërshtar që të jemi të sinqertë, nuk donim ta takonim. Mendoj se është e njëjta për ta, nuk donin të luanin ndaj nesh”.

Është ndeshje që të gjithë presin të jetë finale, por duhet të luhet tani. Man City është skuadër shumë e mirë, mirëpo ne gjithashtu jemi shumë të fortë. Do të jetë mirë që takohemi sërish”.

“Janë fitues i Ligës së Kampionëve, kampion bote, momentalisht skuadra më e mirë në botë prandaj kemi respekt të madh për ta”.

City s’ka lojtarë të këqinj ose mesatar. Nuk ka asnjë lojtar tek i cili mund të mendosh “Do t’i bëj presion sepse s’është i mirë dhe do të na jap ndonjë gol ose shans të mirë”.

Kanë kontroll të lojës dhe topit. Bëjnë lojë të bukur dhe kanë skuadër të vështirë. Është mërzitese të luash ndaj tyre por besoj te skuadra jonë”.

Real Madridi është duke synuar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, ndërsa nëse arrijnë të kualifikohen atëherë përballen me fituesin e derbit Arsenal – Bayern Munich.

Lajme të ngjashme