Gabriel Jesus përmend gjashtë lojtarët më të rrezikshëm të Bayernit - NACIONALE

Gabriel Jesus përmend gjashtë lojtarët më të rrezikshëm të Bayernit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Gabriel Jesus nuk beson se rezultatet e fundit do ta bëjnë Bayern Munichun skuadër më pak të rrezikshme, duke përmendur gjashtë lojtarët më ‘kërcënues’ në skuadrën me plot kualitet.

“Topçinjtë” i pret një përballje mjaftë e vështirë ndaj gjigantit gjerman të martën mbrëma, në kuadër të çerekfinales së Ligës të Kampionëve.

Në konferencë për media, Jesus ka dhënë lëvdata për Harry Kane duke e quajtur “finalizuesi më i mirë në botë”, derisa përmendi edhe lojtarë tjerë që mund t’i shkaktojnë probleme Arsenalit.

Të gjithë e dinë kualitetin e Harry Kane, për mua është finalizuesi më i mirë në botë. Është mirë të luash ndaj këtij lojtari. Sigurisht do të tentojmë ta mbajmë të qetë dhe ta fitojmë ndeshjen”.

Nuk është vetëm Harry Kane, por edhe lojtarë si Sane, Musiala, Coman, Muller... çfarë lojtari, pra ka shumë. Gnabry. Aty ka shumë lojtarë me kualitet”.

Sa i përket rezultateve zhgënjyese, Jesus iu ka rikujtuar bashkëlojtarëve trofetë e shumtë që i ka fituar Bayerni.

Të gjithë e dinë historinë e tyre, kanë fituar shumë trofe në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga”.

Të gjithë e dinë kualitetin e klubit, lojtarët kualitativ dhe nuk ka rëndësi nëse kanë vuajtur dy apo tre ndeshje sepse mbesin Bayerni dhe mund të vijnë të na lëndojnë. Kështu duhet të mendojmë”, nënvizoi ai.

Përndryshe, përballja zhvillohet në “Emirates Stadium” dhe do të nis nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme