Casemiro tundohet nga oferta e klubit arab
Mesfushori Casemiro është i tunduar për të pranuar ofertë luksoze nga Arabia Saudite, me Manchester United që gjithashtu do të preferonte ta shiste.
31-vjeçari ka vuajtur për ta gjetur formën këtë sezon, ku ka humbur 13 ndeshjet e fundit të gjitha garat shkaku i lëndimit që mori derisa përfaqëson Brazilin në muajin tetor.
Casemiro u rikthye në stërvitje javën e kaluar por që klubet nga Arabia Saudite po provojnë ta bindin ish yllin e Real Madridit.
Braziliani është në dijeni të interesimit së klubeve që një kohë, por tani “Marca” raporton se ka marrë një ofertë të rëndësishme që është vërtetë duke menduar ta pranojë.
Casemiro është i hapur për një ndryshim skenari, me Man Utd që gjithashtu do ta mirëpriste shitjen shkaku që të fitonte mjaftueshëm për të blerë një mesfushor tjetër.
“Djajtë e Kuq” janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe gjithashtu duket se nuk janë në garë për titull, andaj klubi pritet të bëjë ndonjë revolucion brenda skuadrës.
31-vjeçari ndërkohë do të fitojë një pagë masive, edhe pse United nuk do të fitojë 70 milionë funte sa pagoi 16 muaj më parë te Real Madridi.
Braziliani ka edhe dy vite e gjysmë në kontratën momentale, plus opsion për një tjetër vit. Aty tani ai ka një numër të madh të ish bashkëlojtarëve përfshirë Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Fabinho.