Carragher vazhdon të “vajtojë”: Skuadra që e fiton Ligën e Kampionëve nuk nënkupton që është më e mira në Evropë - NACIONALE

Carragher vazhdon të “vajtojë”: Skuadra që e fiton Ligën e Kampionëve nuk nënkupton që është më e mira në Evropë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher vazhdon ta sulmojë Real Madridin, pavarësisht që skuadra madrilene avancoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid fitoi në penallti 4:3 ndaj Cityt për të avancuar në raundin tjetër, meqenëse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.

E menjëherë pas ndeshjes, pakënaqësi shfaqi Carragher që tha se kualifikimi i Realit erdhi si pasojë e mentalitetit, ndërsa skuadra që e fiton Ligën e Kampionëve nuk nënkupton se është më e mira në Evropë.

Skuadra që e fiton Ligën e Kampionëve nuk nënkupton se është skuadra më e mirë në Evropë”.

Real Madrid e gjeti një rrugë për të fituar. Manchester City ka qenë skuadër më e mirë, por është diçka e veçantë për Real Madridin. Kanë diçka krejt të kundërtën. Mentalitetin, besojnë se janë skuadra më e mirë në Evropë”.

Gjuajtja e fundit e Realit në portë ishte në minutën e 12-të. Çdo kush që e ka shikuar ndeshjen pa njohur emrat e skuadrës do të thoshte se kjo skuadër (Real Madrid), është skuadra me më fat që avancon”, deklaroi ai për “CBS Sports”.

Përndryshe, Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me Bayern Munichun, që të mërkurën e eliminoi Arsenalin.

Lajme të ngjashme