Calafiori te Arsenal: Kur mund të mbyllet marrëveshja dhe si qëndron e vërteta mbi spekulimet te Chelsea
Arsenali ka besim se mund ta mbyllë marrëveshjen për mbrojtësin Riccardo Calafiori nga Bologna në 48 orët e ardhshme.
Italiani ka pranuar t’i bashkohet gjigantit londinez, ndërsa sipas raportimeve edhe ka gjetur “gjuhën e përbashkët” për marrëveshje personale.
E tëra që ka mbetur është mes Arsenalit dhe Bolognas të arrijnë marrëveshja, ngase klubi italian ende nuk e ka pranuar ofertën e “Topçinjve”.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Calafiori po pret vetëm që të merr përgjigjen “jeshile” nga klubi i tij dhe është i etur për një alim te Arsenali.
Sipas ekspertit të transferimeve, Calafioiri nuk ka mbajtur bisedime me klubet e tjera të interesuara si Bayer Leverkusen, PSG ose edhe rivali Chelsea vetëm për ta kompletuar kalimin në “Emirates Stadium”.
Ndërsa, gazetari Daniele Longo raporton se Arsenali pret që ta kryejë transferimin brenda 48 orëve ndërsa do të paguajë 50 milionë euro si dhe bonuset.
Calafiori pritet të nënshkruajë kontratë për pesë vitet në vijim, ku do të fitojë rreth 4 milionë euro për sezon.