Bytyqi: Shpresojmë në fitore për ta fituar grupin | Krasniqi: Jemi duke bërë maksimumin, synojmë rezultat pozitiv - NACIONALE

Bytyqi: Shpresojmë në fitore për ta fituar grupin | Krasniqi: Jemi duke bërë maksimumin, synojmë rezultat pozitiv

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të përballen me Rumaninë dhe Lituaninë, në tentim për të rrëmbyer vendin e parë dhe për të fituar grupin.

Sot është zhvilluar seanca e dytë stërvitore dhe në përfundim të saj, Zymer Bytyqi dhe Ilir Krasniqi, kanë folur për kanalin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Bytyqi, i rikthyer në grup pas një kohë, thotë se e sheh si një fillim të ri grumbullimin dhe se shpresojnë në rezultat pozitiv, që i ndihmon ekipit ta fitojë grupin.

"Jam shumë i lumtur, shumë i kënaqur që më kanë ftuar sërish. Kam qenë i mërzitur që nuk jam me këta djem këtu me lu për Kombëtaren tonë, por tani jam këtu dhe jam shumë i kënaqur. Duket si një fillim i ri, ka plot lojtarë të rinjë që gëzohem t'i njoftoj. Rëndësia është shumë e madhe këtë lojë, kemi me dhënë maksimumin tonë dhe shpresojmë të kemi rezultat të mirë, që të na ndihmojë ta fitojmë këtë grup."

Në anën tjetër, Krasniqi, thotë se atmsofera është shumë e mirë, që ka ndikuar edhe të fitojnë tri ndeshjet e fundit, teksa synojnë që këtë seri ta vazhdojnë edhe në dy ndeshjet e radhës.

"Atmosfera është fantastike, të gjithë jemi të motivuar për lojën e ardhshme që kemi, e dijmë që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe secili futbollist po bën maksimumin për t'u përgatitur sa më mirë, kështu që shpresojmë të kemi rezultat pozitiv. Rezultatet e mira së fundmi janë si rezultat i atmosferës në ekip dhe besoj se lojtarët janë të motivuar për lojë. Pasi kemi tri ndeshje tri fitore, besoj se do ta vazhdojmë këtë seri, e dimë që kundërshtari është mjaft i vështirë sepse është në vendin e parë, por mendoj që me grupin që kemi do të bëjmë shumë mirë."

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës përballjen e parë të këtij muaji e zhvillon më 16 nëntor ndaj Rumanisë në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë në Fadil Vokrri do ta presë Lituaninë.

Seanca stërvitore e radhës për Dardanët do të jetë nesër me fillim nga ora 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Lajme të ngjashme