“Buzëqesh” Arsenali, lëndimi i Bukayo Sakas nuk është serioz - NACIONALE

“Buzëqesh” Arsenali, lëndimi i Bukayo Sakas nuk është serioz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i përkohshëm i Anglisë Lee Carsley e ka pranuar se lëndimi që pësoi sulmuesi Bukayo Saka nuk duket se është serioz.

Ylli i Arsenalit u lëndua në humbjen befasuese nga Greqia, ndërsa pas disa testeve të bëra u largua nga skuadra, sepse s’ishte në gjendje për t’u përballur me Finlandën të dielën mbrëma.

Carsley zbuloi se Saka ndoshta edhe do të ishte në gjendje për të zhvilluar minuta ndaj Finlandës, por vendosen ta mbrojnë nga ndonjë dëmtim tjetër.

“Bukayo do të ishte afër, por do të ishte e padrejtë për të rrezikuar me të. Ai është person pozitiv dhe pres që të jetë mirë”, deklaroi ndër të tjera Carsley.

Saka tashmë është rikthyer te klubi i Arsenalit për të vazhduar me shërimin, ndërsa ka shpresë që të zhvillojë minuta qysh javën tjetër në përballjen e “Topçinjve” ndaj Bournemouthit.

Arsenalin e pret një kalendar mjaftë i ngjeshur, ku do të përballen me Shakhtar Donetskin në Ligën e Kampionëve, pastaj ndaj Liverpoolit në “Emirates Stadium”, sfida në të cilat Saka do të jetë në gjendje 100 për qind për të luajtur.

Lajme të ngjashme