Buffon: Juventus bëri një lëvizje të madhe me Di Marian - NACIONALE

Buffon: Juventus bëri një lëvizje të madhe me Di Marian

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon, është shprehur shumë pozitiv për kalimin e Angel Di Marias në Juventus, duke e cilësuar si lëvizje të madhe dhe lojtarin e konsideron si lojtar të madh.

34-vjeçari nënshkroi kontratë njëvjeçare me zonjën e vjetër dje, duke u afruar si lojtar i lirë pasi kontrata me Paris Saint-Germain i skadoi në fund të qershorit. Di Maria për një periudhë të shkurtër do jetë një ndihmë e madhe për sulmin e Massimiliano Allegrit, duke i dhënë mundësi trajnerit italian ta zëvendësojë sado pak Federico Chiesan, i cili është në fazën e rehabilitimit pas një lëndimi të rënd të pësuar.

Duke folur për La Stampa, Buffon foli për Di Marian dhe ndihmën të cilën do t’ia jap sulmit të Allegrit.

“Ai gjithmonë ka qenë në hije dhe sinqerisht nuk e kam kuptuar kurrë pse ndodhte kjo. Nuk ka diçka që i mungon, por logjika në futboll nganjëherë është e pakuptueshme. Jemi duke folur për një lojtar të madh, një lojtar që ka sakrifikuar shumë për skuadrën dhe bashkëlojtarët. Në skuadrën time, gjithmonë do të kishte vend për një si ai. Është një lëvizje e madhe, sidomos kur vjen si lojtar i lirë. Kam një ndjenjë që në Itali nuk e ka respektin e duhur, por shumë shpejt do ta mësojnë vlerën e tij.”

Di Maria kaloi shtatë vite në PSG, nga viti 2015 deri tani, duke treguar se është një nga lojtarët më produktiv në fazën e sulmit. Ai shënoi plotë 93 gola dhe asistoi në 119 raste për bashkëlojtarët në 295 paraqitje në të gjitha garat, dhe kjo është një tregues se mund të shkëlqej edhe në Serie A.

Argjentinasi do të bartë fanellën me numrin 22, të cilin numër e kishte bartur edhe sa ishte në Real Madrid.

Lajme të ngjashme