Brajan Gruda: Prindërit janë nga Shqipëria, por zemra më thotë të luaj për Gjermaninë
Sulmuesi i Brightonit Brajan Gruda duket se është i vendosur për ta përfaqësuar Gjermaninë në nivelin ndërkombëtar.
Pavarësisht raportimeve këta muajt e fundit se Gruda po e konsideron kalimin te Shqipëria, gjëra duket se janë krejtësisht ndryshe.
Ylli i Brightonit kërkohet me ngulm nga Shqipëria, ku FSHF-ja dhe përzgjedhësi Sylvinho që sa kohë janë duke punuar intensivisht për t’ia ndryshuar mendjen, meqenëse prindërit i ka nga Shkodra, por lojtari preferon t’i qëndrojë “besnik” Gjermanisë.
Në një intervistë së fundmi për “Allgemeine-zeitung”, Gruda e ka thënë haptas se ndihet rehat te Gjermania dhe zemra i thotë të vazhdojë njësoi.
“Nuk e di çfarë mban e ardhmja. Prindërit e mi janë nga Shqipëria, kam luajtur për kombëtaren që kur isha i vogël, u linda në Gjermani, këtu ndihem rehat”.
“Për momentin duket se do të vazhdoj të luaj për Gjermaninë. Gjithashtu zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, deklaroi ndër të tjera shkodrani.
Gruda kësisoj mund të bëhet lojtari i dytë shkodran pas Shkodran Mustafit që e zgjedhë Gjermaninë para Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar.
Përndryshe, raportohet se Gruda e ka refuzuar Shqipërinë edhe këtë muaj, duke pranuar të luajë për grupmoshën U21 të Gjermanisë.