Borussia Dortmund e rrëzon Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Borussia Dortmund e rrëzon Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund ka bërë rikthimin mahnitës për ta eliminuar Atletico Madridin dhe avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Atletico Madrid kishte avantazhin me rezultat 1:2 nga ndeshja e parë, Dortmund triumfoi me rezultat 4:2 në shtëpi për të avancuar tutje.

Dortmund ishte skuadër më e mirë duke krijuar disa raste të shpejta që iu mungoi finalizimi.

Ishte Julian Brandt që kaloi Dortmundin në epërsi me një gol të bukur pas një asistimi fantastik të Matts Hummels (34’).

Vetëm pesë minuta më vonë, Ian Maatsen shënoi një tjetër gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë (39’).

Atletico e nisi për mrekulli pjesën e dytë, fillimisht duke ngushtuar epërsinë pas një autogoli të Mats Hummels, i cili në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi brenda rrjetës (49’).

Ndërsa, rezultatin e barazoi Angel Correa me një gol të bukur nga afërsia pas një topi të kthyer (64’).

Kur pritej që Atletico ta ruante rezultatin, Dortmund veçse u përforcua duke shënuar dy gola të shpejtë brenda tre minutave për të avancuar tutje.

Fillimisht, Niklas Fullkrug shënoi me kokë pas harkimit të Sabitzerit (71’), për ta rikthyer epërsinë.

Ndërsa, tre minuta më vonë Marcel Sabitzer realizoi me një goditje precize (74’).

Kësisoj, Dortmund bëhet skuadra e parë gjysmëfinaliste ndërsa rrugëtimi për Atleticon në Ligën e Kampionëve merr fund këtu.

Lajme të ngjashme