Napoli dhe Roma pajtohen me nga një pikë
Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 34-të në Serie A.
Dy skuadrat zhvilluan lojë fantastike me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi meqenëse asnjëra nga skuadrat s’ia dolën t’i finalizonin ndonjërin nga rastet.
Napoli kishte dy raste të mira përmes Anguissa, respektivikisht Kvaratskhelia mirëpo dështuan t’i konkretizonin.
Ishte Roma që kaloi në epërsi përmes sulmuesi Paulo Dybala, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë pasi Jesus bëri një ndërhyrje brenda zonës duke shkaktuar 11-metërsh (59’).
Megjithatë, Napoli u këndell shpejtë duke barazuar me Mathias Olivera që u asistua nga Cajuste (65’).
Vendasit pastaj e përmbysen epërsinë përmes Victor Osimhen, i cili realizoi nga pika e bardhë (81’).
Megjithatë, Roma s’u dorëzua dhe i inkuadruari Tammy Abraham rezultoi të jetë heroi duke shënuar një gol të bukur pas asistimit të Ndickas (88’).
Me këtë pikë, Roma mban pozitën e pestë me 59 pikë derisa Napoli zë vendin e tetë 50 sosh.