Real Madrid merr të gjithë yjet në Munich përfshirë ata që s’luajnë - NACIONALE

Real Madrid merr të gjithë yjet në Munich përfshirë ata që s’luajnë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid e ka bërë publike listën për përballjen ndaj Bayern Munichut, ku ka disa emra që nuk mund të luajnë.

Thibaut Courtois, David Alaba si dhe Dani Carvajal do të udhëtojnë me skuadrën pavarësisht që nuk do të jenë në dispozicion.

Courtois dhe Alaba vazhdojnë të shërohen nga lëndimet derisa Carvajal është i suspenduar shkaku i dy kartonëve të verdhë që mori në përballjet ndaj Manchester Cityt në çerekfinale.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Kepa

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Nacho, Vazquez, Garcia, Rudiger, Mendy

Mesfushorët: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Guler

Sulmuesit: Vinicius, Rodrygo, Joselu, Brahim.

Kujtojmë, përballja mes dy gjigantëve zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme