Ferizaj: Punëtorët e pastrimit në protestë, thonë se kërcënohen nga kryeshefi me revolë dhe shahen më robë - NACIONALE

Ferizaj: Punëtorët e pastrimit në protestë, thonë se kërcënohen nga kryeshefi me revolë dhe shahen më robë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Punëtorët e pastrimit në Ferizaj, janë në grevë edhe gati pas katër muajsh që e mbajtën një. Kësaj here, ata janë në grevë shkaku i kushteve minimale që thonë në punë.

Ata thonë se pagat u janë ngritur për 4 euro e gjysmë për shoferët kurse 10 euro për punëtorët fizik.

Ata po kërkojnë edhe shkarkimin e kryeshefit të kompanisë, Basri Syla.

Burim Pacolli ka biseduar me ta.

“E para është dorëheqja e kryeshefit ekzekutiv, pastaj rritja e pagave sipas kërkesës qysh e kemi pasë në grevën e kalume. Neve na kanë genjy, domethënë e kanë bë një rritje prej 4 euro e gjysmë për shoferat e 10 për punëtorët fizik.

Arsyeja pse duhet me dhanë dorëheqje, është se iu kanë dalë keqpërdorimet mbi 350 mijë euro brenda dy viteve ndërkaq një punëtor fizik vec 3 euro hekra i ka pasë në kamion atë e kanë sulmu edhe fizikisht pse i ke marrë 3 euro hekra. Këta janë tuj ba propagandë kishe janë rritë pagat. Nuk është pagu trusti, nuk është rritë paga”, thotë një nga punëtorët.

Burimi ka biseduar edhe me Arben Halilin nga kompania i cili veç tjerash thotë:

“Absolutisht, sa e njoh kryeshefin ekzekutiv, nuk është person i tillë, por sido që të jetë, unë nuk jam person as që e shkarkoj as që e ngarkoj.

Cështje tjera që kanë të bëjnë me grevën, janë të njohura edhe më herët. Nuk mund të kemi grevë cdo ditë e protestë cdo ditë”.

Lajme të ngjashme