Bonucci: Më vjen keq ta shoh kështu Ronaldon
Leonardo Bonucci ishte i pranishëm në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes që Italia do ta luajë kundër Shqipërisë. Ai u pyet edhe rreth gjendjes aktuale që po kalon Cristiano Ronaldo, duke shprehur keqardhjen e tij.
Për tre sezone radhazi ka qenë bashkëlojtar i tij te Juventus. Leonardo Bonucci së bashku me Cristiano Ronaldon ka ndarë shumë gëzime dhe zhgënjime me yllin portugez.
Krisja e raporteve mes Ronaldos dhe Manchester Unitedin ka marrë vëmendje gjithandej. Edhe Bonucci u ftua që ta jepte mendimin e tij rreth kësaj çështje.
“Më vjen keq ta shoh kështu. Më erdhi keq që lexova për diçka të këtillë. Nuk është asnjëherë e lehtë të jesh brenda një sistemi ku ndodhin shumë gjëra. Mirëpo, nuk mund të flas më shumë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, nënvizoi ai.
Bonucci është shumë i lumtur për periudhën kohore që ka kaluar me sulmuesin portugez. Hera e fundit që Juventus ka ftuar titullin në Serie A daton nga koha sa ishte në skuadër edhe ai.
“Së bashku me të kam kaluar vite të rëndësishme. Ai është një njeri i madh dhe në kompeticione të tilla nga ai prodhohet gjithmonë diçka më shumë”, përfundoi Bonucci.3

Periudhë gri e Ronaldos edhe në kombëtare
Cristiano Ronaldo është pritur tejet ftohtë nga bashkëlojtari i vet në Manchester Unitedi, Bruno Fernandes, kur u takuan në skuadrën e Portugalisë për Kupën e Botës.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë koleg i Fernandesit në klub dhe në Kombëtare, por Ronaldo ka shkaktuar polemika të mëdha me intervistën bombastike për gazetarin britanik për Piers Morgan, në të cilën i kritikoi shumë njerëz në Old Trafford.
Fernandes ishte i ftohtë akull kur ia zgjati dorën Ronaldos për ta përshëndetur kur u takuan në kampion stërvitor të Portugalisë.

Kujtojmë se Ronaldo, 37 vjeç, tha gjatë intervistës së ndihet i tradhtuar nga Manchester Unitedi.
“Manchester United u përpoq të më detyronte të largohesha. Jo vetëm trajneri (Ralf Rangnick), por edhe njerëzit e tjerë që janë përreth klubit. U ndjeva i tradhtuar”, tha Ronaldo.
“Ndiej se disa njerëz nuk më donin në Manchester United, jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e kaluar”.
Ai nuk ngurroi ta godasë edhe trajnerin e tanishëm të djajve të kuq, Ten Hag, duke e pranuar se nuk e respekton.
"Nuk kam respekt për të pasi ai nuk tregoi respekt për mua. Nëse nuk ke respekt për mua, asnjëherë nuk do të kam respekt për ty", shtoi Ronaldo.
Ronaldo kishte refuzuar të futej në lojë si zëvendësues kundër Tottenhamit dhe pastaj ishte larguar nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes muajin e kaluar.
Unitedi po fitonte me dy gola epërsi, kur 37-vjeçari u largua drejt tunelit të stadiumit ende pa përfunduar ndeshja dhe si pasojë Ten Hag e largoi përkohësisht nga skuadra dhe e detyroi të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Ronaldo u rikthye në Old Trafford në fillim të sezonit 2021/22, pasi ishte bindur nga ish-trajneri, legjenda Sir Alex Ferguson t’i ribashkohej klubit 12 vite pasi ishte larguar në drejtim të Real Madridit.
Sezoni i tij i dytë në United pas kthimit në klub, megjithatë, nuk ka shkuar sipas planit, pasi Ronaldo e humbi vendin e titullarit dhe u kritikua shumë për veprimet që bënte si pasojë.


