Ronaldo: Shkojmë në Katar për ta fituar Kupën e Botës, do t’iu tregojmë nivelin e Portugalisë - NACIONALE

Ronaldo: Shkojmë në Katar për ta fituar Kupën e Botës, do t’iu tregojmë nivelin e Portugalisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka treguar se synon ta fitojë Kupën e Botës në Katar me Kombëtaren e Portugalisë.

Portugalia është një ndër favoritët për Kupën e Botës, derisa do ta nis aventurën kundër Ganës me 24 nëntor.

Kështu, para se të nis Kupa e Botës që padyshim do të jetë e fundit për sulmuesin, ai ka deklaruar se synimi është që ta fitojnë.

"Ne do të shkojmë në Katar për ta fituar dhe kemi skuadër për ta realizuar këtë gjë. Janë një numër i top skuadrave me shumë talent yje, prandaj duhet të jemi të fokusuar, të qetë dhe të tregojmë se çfarë duhet të bëjmë".

Ronaldo beson se Portugalia është në nivel të lartë dhe do t’iu tregojnë të gjithëve se çfarë mund të bëjnë.

"Kjo skuadër e moshës mesatareve të lojtarëve me eksperiencë dhe yjeve të rinj dhe shpresoj që mund ta tregojmë se çfarë Portugalia mund të bëjë në nivelin më të lartë".

Ronaldo është parë i lumtur në stërvitje me bashkëkombësit, pavarësisht që nuk po kalon kohën më të mirë te Manchester United.

Në fakt, ndoshta Ronaldo ka luajtur ndeshjen e fundit për Manchester Unitedin, me Ten Hag që nuk e do më në skuadër, pasi ky i fundit e tha haptas në intervistën e fundit tronditëse se nuk ka respekt për teknikun holandez, si dhe kritikoi klubin anglez.

Intervista e Ronaldos ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, ani pse ende nuk është publikuar e plota. Në fakt, vetëm disa deklarata të tij të shkurtra kanë qenë në ballinën kryesore të shumicave të mediave të mëdha.

Kujtojmë, se intervista e plotë ku Ronaldo flet për gjithçka do të bëhet publike të mërkurën dhe të enjten.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Ronaldos, Joao Mario ka bërë të ditur se atmosfera është e shkëlqyer dhe nuk ka pasur asnjë problem mes pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe Bruno Fernandesit.

"Isha aty dhe pashë gjithçka, ishte moment qesharak dhe u keqkuptua nga jashtë. Ishte një shaka mes tyre sepse Bruno ishte vonë dhe i fundit që arriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me anije".

"E kuptoj që fotot mund të interpretohen në shumë mënyra, por ishte një shaka mes tyre. Ata kanë lidhje të shkëlqyer sepse luajtën se bashku, dje pashë gjithçka. Nuk ka asnjë problem mes tyre".

Lajme të ngjashme