Jack Wilshere i dërgon mesazh Mikel Artetas për transferimin e Cristiano Ronaldos - NACIONALE

Jack Wilshere i dërgon mesazh Mikel Artetas për transferimin e Cristiano Ronaldos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Arsenalit, Jack Wilshere beson se Cristiano Ronaldo mund të sillte diçka të re te "Topcinjtë", por ka këshilluar trajnerin Mikel Arteta të mos e transferojë yllin e Manchester Unitedit.

37-vjeçari pritet të largohet nga "Old Trafford" pas intervistës tronditëse që e dha për Piers Morgan.

Ronaldo tha se nuk ka respekt për Ten Hag, duke kritikuar drejtuesit e klubit si po merren me situatën dhe që nuk i besuan për arsyet e tij që mungoi në parapërgatitje sezonale.

Morgan i ka thënë Arsenalit, klubit që mbështet, ta transferojë Ronaldon në mënyrë që të vazhdojnë luftën për titull.

Por, Wilshere pavarësisht që beson se Ronaldo ende mund të kontribuojë, ka këshilluar Artetan të mos e bëjnë.

"Unë ende mendoj se ai do të sillte diçka për lojtarët e ri që të shohin. Ta shohësh si jeton, si i bën gjërat. Kjo do të ishte përparësi për ta".

I pyetur nëse duhet ta transferojnë, Wilshere u përgjigj: "Nuk mendoj se Mikel do ta transferonte. Jo (As unë nuk do ta merrja)".

“Natyrisht ajo që ai ka bërë është e keqe, por ai nuk ka një histori të tillë. Ai qëndroi në Madrid për vite", deklaroi ai.

Situata e Ronaldos te Man United

Cristiano Ronaldo ndoshta ka luajtur lojën e fundit te Manchester United, pasi Erik ten Hag nuk e do më në skuadër.

Tekniku holandez beson se portugezi e ka kaluar ‘vijën’ dhe ka kërkuar nga “Djajtë e Kuq” që të mos e lejojnë më të vesh fanellën e 20 herë kampionit të Anglisë.

Agjenti i tij, Jorge Mendes veçse ka nisur bisedimet për klubin e ri të Ronaldos, ku kishte raportime se janë realizuar disa bisedime me Bayern Munichun.

Sidoqoftë, gazetari më i besueshëm te Bayern Munich, Christian Falk theksoi se klubi gjerman i qëndron vendimit të njëjtë të verës, pra nuk e duan Ronaldon.

Lojtari momentalisht është i fokusuar te Portugalia me të cilët synon Kupën e Botës dhe pastaj do të diskutojë të ardhmen.

Lajme të ngjashme